Rezervime bukurie në Tiranë
Rezervo sallonin pa telefonata
Shiko çmimet dhe oraret e lira, pastaj zgjidh me kë dhe kur. Paguan në sallon, si gjithmonë.
- Së shpejti nëApp Store
- Së shpejti nëGoogle Play
- Falas për klientët
- Pagesa në sallon

Çfarë mund të rezervosh
Flokë
Berber
Thonj
Estetikë
Masazh
Spa
Vetulla dhe qerpikë
Si funksionon
Nga kërkimi te karrigia e sallonit
Gjej sallonin
Kërko sipas shërbimit ose emrit, ose shiko çfarë ke pranë. Çdo sallon tregon shërbimet me çmim dhe kohëzgjatje, bashkë me fotot dhe vlerësimet.
Zgjidh orën
Shfaqen vetëm oraret kur dikush është i lirë. Zgjidh një person, ose Kushdo për më shumë orare, dhe konfirmo me numrin e telefonit dhe kodin që të vjen me SMS.
Shko në sallon
Të kujtojmë takimin një ditë më parë dhe dy orë më parë. Nëse të del diçka, e zhvendos ose e anulon nga aplikacioni; anulimi është falas deri në afatin e sallonit.
Bukuria Club
Çdo vizitë të jep pikë
Karta jote Club është në aplikacion që ditën e parë. Tregoje në sallon kur paguan: pikët shtohen sapo salloni mbyll vizitën.
Fiton pikë kur
- bashkohesh me Club
- kryen një vizitë në një sallon të Bukuria
- lë një vlerësim pas vizitës
- një mik regjistrohet me kodin tënd dhe kryen vizitën e parë
Së shpejti do të mund t’i përdorësh edhe pikët.
Bukuria Business
Klientët rezervojnë vetë, edhe kur ti ke duart zënë
Bukuria Business mban axhendën e gjithë ekipit, në telefon ose në tablet. Ti vendos shërbimet dhe oraret; klientët shohin vetëm oraret e lira. Për çdo rezervim të ri ose anulim të vjen një njoftim.
Aplikacioni për sallonet
- Së shpejti nëApp Store
- Së shpejti nëGoogle Play
Axhenda e ekipit
Një kolonë për çdo person. Shton aty edhe takimet që merr në telefon ose në sallon, që askush të mos rezervojë mbi to.
Konfirmimi, si e do ti
Rezervimet konfirmohen menjëherë ose presin miratimin tënd. Zgjedh ti, nga cilësimet e sallonit.
Karta Club në arkë
Skano kodin QR të klientit kur paguan: vizita mbyllet dhe klienti merr pikët e veta.
Vlerësime nga vizita të vërteta
Vlerëson vetëm kush ka qenë në sallon, dhe ti mund t’u përgjigjesh publikisht.
Si e shton sallonin
Shkarko Bukuria Business dhe regjistro sallonin.
Shto shërbimet, ekipin, oraret dhe fotot.
Ekipi i Bukuria kontrollon sallonin dhe aktivizon abonimin. Pas kësaj klientët të gjejnë në kërkim.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton për klientët?
Asgjë. Rezervimi në Bukuria është falas; shërbimin e paguan në sallon.
A paguaj në aplikacion?
Jo, aplikacioni nuk të kërkon kartë. Paguan në sallon, me para në dorë ose me kartë aty ku pranohet: e sheh te faqja e sallonit.
Më duhet llogari për të parë sallonet?
Jo. Sallonet dhe çmimet i shikon lirisht. Numrin e telefonit ta kërkojmë vetëm kur konfirmon një rezervim.
Po nëse dua ta anuloj?
E anulon nga aplikacioni, falas, deri në afatin që ka vendosur salloni. Afatin e sheh para se të konfirmosh.
Ku funksionon Bukuria?
Për momentin në Tiranë.

Rezervo stilin tënd të ri
Aplikacioni për klientët
- Së shpejti nëApp Store
- Së shpejti nëGoogle Play